Andin Hoti thotë se është zgjedhur deputet, fitoren ia dedikon babait të tij
Djali i aktivistit të shquar Ukshin Hoti, Andini, i cili kishte garuar në zgjedhjet e 11 qershorit për deputet nga koaliconi PDK-AKR-Nisma, thotë se tashmë është zgjedhur përfaqësues në Kuvendin e Kosovës.
Andin Hoti, nëpërmes një postimi në Facebook, ka shkruar se këtë fitore ia dedikon babait të tij, aktivistit të shquar Ukshin Hoti.
Djali i aktivistit të shquar Ukshin Hoti, Andini, i cili kishte garuar në zgjedhjet e 11 qershorit për deputet nga koaliconi PDK-AKR-Nisma, thotë se tashmë është zgjedhur përfaqësues në Kuvendin e Kosovës.
Ky është shkrimi i plotë i Hotit:
"Të nderuar qytetarë!
Në Zgjedhjet Parlamentare të së dielës kam marrë besimin Tuaj që t'ju përfaqësoj në Kuvendin e Republikës. Siç e kam thënë disa herë gjatë fushatës, Besimi Juaj është Përgjegjësi për mua, është motiv për të vazhduar i palëkundur në rrugën që kam nisur.
Familjarë të Dëshmorëve e të rënëve për Liri, Invalidë të Luftës, Veteranë, miq e dashamirë të Familjes, të Babait, shokë e shoqe të miat, të rinj e të reja në mbarë vendin, Familjarë të mi, Nëna ime e dashur, Rini Demokratike, Lideri i PDK-së, z. Kadri Veseli, ju falënderoj nga zemra për besimin dhe mbështetjen e fuqishme që më keni dhënë.
Me këtë rast, dëshiroj të ritheksoj se angazhimi im politik do të udhëhiqet nga fryma e idealeve për Kosovën demokratike dhe të zhvilluar, nga vizioni për Kosovën Evropiane dhe integrimin e saj Euro-Atlantik, nga nevoja për shpresën dhe perspektivën e të rinjve në vendin tonë.
Më lejoni që këtë fitore t'ia dedikoj Babait tim, Ukshin Hotit, i cili do të mbetet gjithmonë Udhërrëfyesi im shpirtëror.
Ju faleminderit!
Juaji,
Andini
#FillimiRi"