Mbesa e Thaçit merr pak vota në Skenderaj (Foto)

Zgjedhjet 2017 June 13, 2017 - 18:07

Partia Demokratike e Kosovës kishte përzgjedhur njërën prej anëtareve të familjes Thaçi për të garuar në zgjedhjet e 11 qershorit.

Por Evgjeni Thaçi Dragusha, mbesa e Presidentit Hashim Thaçi, duket se do ta ketë të vështirë të siguroi një ulëse në Kuvendin e Kosovës, shkruan Magazina.al

Në rezultatet që ka siguruar Magazina.al, Evxheni në komunën e Skenderajt ka marrë jo më shumë se 1021 vota.

Duket se asaj nuk i ka ndihmuar afërsia familjare që ka me presidentin Thaçi për të marrë më shumë vota në vendlidje.

Image
Image