Selmanaj thotë se është ndër më të votuarit e AAK-së

Zgjedhjet 2017 June 13, 2017 - 09:58

Rasim Selmanaj, kryetar i Deçanit, njëherit kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se nga të dhënat dhe procesverbalet prej qendrave të vendvotimeve dhe komisionerëve është ndër tre- katër kandidatët më të votuarit të AAK-së.

Ky është postimi i plotë i tij:

Mirëmengjesi Kosovë!

Nga të dhënat dhe procesverbalet prej qendrave të vendvotimeve dhe komisionerëve del se jam ndër tre- katër kandidatët më të votuar të Aleancës!

Ja disa shifra;
Deçan, mbi 4500 votues
Pejë mbi 2000 votues
Istog 500 votues
Gjakovë rreth 1500 votues, vazhdon numrimi

Kam disa vendvotime të pjesëshme por jo ende totalin e votave nëpër krejt qytetet!
Numri i votave e tejkalon 12.000!
Nuk ka pothuajse vend që nuk jam votuar, prandaj pres që nr i votave të rritet!
Falemnderit qytetarë të nderuar për përkrahje!