Përfundon numërimi në 18 komuna

Zgjedhjet 2017 June 12, 2017 - 13:37

Deri më tani, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar 94 për qind e votave.

Në 18 komuna ka përfunduar numërimi, derisa në 14 të tjera janë numëruar mbi 90 për qind e votave, shkruan arbresh.info.

Me 34.53 për qind prinë koalicioni Partia Demokratike e Kosovës Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Nisma për Kosovën Partia e Drejtësisë Lëvizja për Bashkim Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës Partia Konservatore e Kosovës Alternativa Demokratike e Kosovës Republikanët e Kosovës Partia e Ballit Partia Socialdemokrate Balli Kombëtar i Kosovës.

Me 26.84 për qind është e dyta Lëvizja VETËVENDOSJE.

Me 25.78 për qind renditet i treti koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës Aleanca Kosova e Re.

Numri i fletëvotimeve të pavlefshme ka arritur në 50 mijë e 471.

Në zgjedhjet e parkohshme të së dielës, për Kuvendin e Kosovës kanë votuar 41.34 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.