Partia Ekologjike i quan qesharake rezultatet e koalicioneve

Zgjedhjet 2017 June 12, 2017 - 12:23

Partia Ekologjike e Kosovës e ka cilësuar si qesharake përqindjen e rezultateve të koalicioneve në zgjedhjet e 11 qershorit.

” Me vite flitet për reforma zgjedhore të cilat gjithmonë kanë mbetur vetëm në letër dhe premtime të kota edhe pse këto reforma ishin të domosdoshme. . Të sigurojnë kushte normale që në zgjedhje të kenë një ambient më të volitshëm ,të reflektonte një besim më të madhe te qytetari për integritetin e zgjedhjeve dhe respektimin e rezultateve”.

“Përqindja e daljes në zgjedhje është tejet qesharake, por më qesharake del përqindja e e rezultateve të koalicioneve të mëdha, qoftë njëra apo tjetra.Kështu del kur zgjedhjet mbahen pa arsye dhe për inate të njërit apo subjektit tjetër politik.
Andaj, keni kujdes për të ardhmen se kjo shuplakë mund të përsëritet edhe në raste të tjera”, thonë në këtë subjekt politik, transmeton Klan Kosova.