Abdixhiku: Duhet të angazhohemi për rikthim

Zgjedhjet 2017 June 12, 2017 - 12:12
Kandidati për deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku  pas rezultateve jo të mira të LDK-së u ka thënë se mbështetësve të kësaj partie se duhet ta mbajnë kokën lartë, pas sipas tij ky është veçse fillimi.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se arsyet për zhgënjim duhet t’i zëvendësojnë me punë e përkushtim, me korrigjim të lëshimeve – me rikthim.

Ky është shkrimi i plotë i Abdixhikut:

Miq, përkrahës tanë,

Kokën lartë. Arsyet për zhgënjim duhet ti zëvendësojmë me punë e përkushtim, me korigjim të lëshimeve – me rikthim. Ky është veçse fillimi. Një rrugë e gjatë na pret përpara, e LDK-së do t’i dalim zot – për këtë të mbeteni të sigurtë.

Një falenderim për secilin votues tonin. Secili që ndau të njëjtin besim. Nuk kemi me ju zhgënjy. Përkundrazi, do të punojmë që t’i bindim edhe të tjerët për rrugëtimin tonë të ri. Mirënjohje të veçantë për të gjithë vullnetarët e aktivistët tanë që u angazhuan mëngjes e mbrëmje secilën ditë.

Populli foli. Ata duan PAN-in në opozitë. Këtë vullnet të tyre LDK duhet dhe do ta përmbushë. Vota e juaj do të respektohet në plotni.