Ja ku do të votojnë nesër Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti, Albin Kurti
Vendvotimet hapen në ora 7 të mëngjesit dhe mbyllën në 7 të mbrëmjes.
Janë tre kandidatë të nominuar për kryeministër: Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti dhe Albin Kurti.
09:30 – Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Prof. Dr. Avdullah Hoti, voton në objektin e Fakultetit Filologjik në Prishtinë.
10:30 – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryeministri i vendit, akademik Isa Mustafa, voton në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Prishtinë.
10:00 – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, voton në objektin e shkollës “Faik Konica”. Vendi: Lagja Pejton, Prishtinë.
09:00 – I nominuari për kryeministër nga Koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, nesër në ora 9, voton në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë
10:00 – I nominuari i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti voton nesër në ora 10 në Fakultetin Ekonomik-Juridik.