Mësohet kur do të dalin rezultatet preliminare për zgjedhjet e 11 qershorit

Zgjedhjet 2017 June 10, 2017 - 20:11

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen nesër.

Këtë proces zgjedhor do ta vëzhgojnë rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare, media vendore e ndërkombëtare.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një intervistë për RTV21 theksoi se edhe pse ka qenë një kohë e shkurtër për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, KQZ ka arritur që me kohë t’i kryej të gjitha përgatitjet dhe të jetë gati për nesër.

Ai tha se rezultatet preliminare pritet të dalin brenda 11 qershorit.

Rezultatet do të jenë drejtpërdrejt.