Ja ku do të votojnë nesër Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa

Zgjedhjet 2017 June 10, 2017 - 19:49

Nesër në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme paralemtnare, kurse vendvotimet do të hapen qysh nga ora 07:00.

Me interes do të përcillen edhe qendrat e votimit ku do të votojnë liderët e partive politike.

Avdullah Hoti, kandidat për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, do të votojë në ora 09:30 në Fakultetin Filologjik të Prishtinës.

Kurse lideri i LDK-së, Isa Mustafa do të votojë në ora 10:30 në shkollën fillore Emin Duraku.

Qendrat e votimit nesër do të mbyllen në ora 19:00 të mbrëmjes.