Vlora Haxhimehmedi: Kosova është e zhytur në varfëri, vetëm VETËVENDOSJE! e shpëton vendin nga kjo gjendje

Zgjedhjet 2017 June 02, 2017 - 14:58

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti tubimin e dytë gjatë ditës së tretë të fushatës në Vushtrri. Tubimi u hap nga kandidatja për deputete, e cila muaj më parë la Norvegjinë dhe u angazhua si Drejtoreshë e Shëndetësisë pranë Komunës së Mitrovicës, Vlora Haxhimehmedi.

Në fjalën e saj, ajo tha se nuk është i vetmi person që e la Perëndimin për t’u kthyer në Kosovë e për të kontribuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
« Si unë në Lëvizjen VETËVENDOJE! janë kthyer plot aktivistë të tjerë, e si unë janë edhe plot kandidatë të tjerë në listën zgjedhore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Pa harruar ata që kanë qenë këtu gjithnjë e nuk kanë ikur asnjëherë, edhe pse e kanë patur mundësinë. Njerëzit që janë në Lëvizjen VETËVENDOSJE! më bëjnë të ndihem njëmend krenare!», tha para vushtrriasve, Vlora Haxhimehmedi.

Tuje, Haxhimehmedi tha se me qeverisjen e VETËVENDOSJE!-s, të shumtit do kenë atë që i takon: punë, mbrojtje në punë, shërbime dinjitoze shëndetësore, çerdhe dhe shtesa për fëmijët, ndihma për bujqësi, mbrojtje të prodhimit vendas.

“Dhe kjo ditë nuk është larg. Ajo është 11 qershori, numri është 35, kryeminstri është Albin Kurti, fitues do të dalim të gjithë bashkë,Prandaj, nga këtu, në Vushtrri, i bëj thirrje të gjithë bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në mërgatë, i bëj thirrje të bëjnë çmos të behemi bashkë
me njerëzit e mirë të VETËVENDOSJE!s, me njerëzit e mirë të Vushtrrisë, me gjithë qytetarët për t’i sjellë Kosovës fitoren’’, përfundoi fjalën e saj, kandidatja për deputete, Vlora Haxhimehmedi.