Kurti: Me VV do respektohet pakica serbe, por jo se na e kërkon Beogradi

Zgjedhjet 2017 June 01, 2017 - 14:35

Vetëvendosje do të ketë trefishim të inpektorëve në mandatin e ardhshëm qeverisës, ka thënë pretendenti për kryeministër i këtij subjekti partiak, Albin Kurti.

Tutje në fjalimin e tij në takimin elektoral me qytetarët e Pejës, Kurti tha se Vetëvendosje do të respektojë të drejtat e pakicave serbe në Kosovë, por sipas tij ”jo se na e kërkon Beogradi”, njofton Klan Kosova.

Albin Kurti, po ashtu tha se Lëvizja Vetëvendosje do të respektojë edhe boshnjakët, turqit edhe romët si në institucione po ashtu edhe në socio-ekonomi.