Albin Kurti: Qytetarët dhe i gjithë populli ynë kanë nevojë për një qeveri që nuk i sundon, por u shërben

Zgjedhjet 2017 June 01, 2017 - 13:42

Në fjalimin e tij para qytetarëve të Pejës në tubimin e mbajtur në këtë komunë, Kandidati për Kryeministër, Albin Kurti, tha se qytetarët e Pejës dhe mbarë Kosovës janë njerëz të mirë që nuk i kanë merituar këto qeveri të këqija.

"Qytetarët dhe i gjithë populli ynë kanë nevojë për një qeveri që nuk i sundon, por u shërben. Ne duam të qeverisim se duam të shërbejmë", u shpreh Kurti. Ai tha se çdo ditë e kemi parë diktaturën prej lart, por me 11 qeshor do ta shohim demokracinë prej poshtë. Si dhe shtoi se më qeverisjen e VETËVENDOSJE!-s nuk ka më as korrupsion dhe as krim, por ka demokraci dhe zhvilllim, mirëqenie e punësim, zhvillim e begati.

"Në këto 18 pas luftës, Kosova ishte shtet me deklarata politikanësh, shtet i deklaruar zyrave, shtet deklarativ. Me VV vjen përmbajtja, e vërteta, e drejta, Lëvizja. Dy koalicionet që më shumë janë një koalicion në dy lista janë përvoja e hidhur e qytetarëve. VETËVENDOSJE! është shpresa e re e këtij vendi", shtoi tutje. "Unë i kam dëgjuar shpesh e shumë jo pak politikanë dhe të afërm të tyre teksa ironizojnë korrupsionin në Kosovë duke thënë që korrupsion ka gjithkund edhe në Perëndim. Pasuria e vjedhur nga buxheti duhet të konfiskohet dhe do të konfiskohet", tha po ashtu Kandidati për Kryeministër, Albin Kurti.

 Ai premtoi se se me qeverinë e VETËVENDOSJE!-s merr fund terri i krimit dhe drita e drejtësisë, duke shtuar se qeverisja e VETËVENDOSJE!-s sjell vende pune sepse me të vjen edhe prodhimi edhe tregu për atë prodhim.

"Me 11 qershor u thoni mjaft dhe kurrë me qeverive të pasluftës. VETËVENDOSJE! është emri i ndryshimit dhe 35 është numri i fitores', tha ndër të tjera Kurti, duke shtuar se Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i respektojë të drejtat e pakicës serbe, jo sepse e kërkon Beogradi, por se ne besojmë te respektimi i të drejtat e njeriut.