Fatmire Kollçaku: Mos të votojmë për hir të kaluarës, por për hir të së tashmes

Zgjedhjet 2017 June 01, 2017 - 13:38

Gjatë tubimit në ditën e dytë të fushatës në Pejë, Nënkryetarja e VETËVENDOSJE!-s dhe kandidatja për deputete, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, iu bëri thirrje pejanëve që të votojnë për ndryshimin.

“Mos të votojmë përhir të së kaluarës, por përhir të së ardhmes”, u shpreh ajo.

“Aty ku nuk ka barazi për të gjithë, nuk mund të ketë barazi për grupe të ndryshme, apo për individ. Vetëm ku ka barazi sociale ka ndryshim”, shtoi tutje Mulhaxha-Kollçaku,

Ajo shtoi po ashtu se sot jemi para dy zgjidhjeve.

“Në njërën anë pushtetarët e ndarë në dysh dhe nga ana tjetër Lëvizja VETËVENDOSJE! me qytetarët sepse nuk ka ndryshim mes neve dhe jush”, tha ndër të tjera Mulhaxha-Kollçaku në fjalën e saj.