Lichsteiner arrin marrëveshje me Chelsean

Sport May 30, 2016 - 23:46

Stephan Lichsteiner ka arritur marrëveshje verbale me Chelsean

Mbrojtësi i Juventusit, Stephan Lichsteiner nga edicioni i ardhshëm do të luaj për skuadrën angleze, Chelsea.

Emanuele Giulianelli ka thënë se, Lichsteiner tashmë ka arritur marrëveshje verbale me Chelsean dhe pritet edhe ajo ndërmjet dy skuadrave.

Kujtojmë se zvicerani do të largohet, pasi Juventus është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të Barcelonës, Dani Alves. /Express/