Costa e thyen hundën

Sport February 12, 2016 - 15:14

Diego Costa ka thyer hundën në stërvitur, ka konfirmuar menaxheri i Chelseas, Guus Hiddink.

Sulmuesi i cili ka realizuar gjashtë gola në shtatë ndeshjet e fundit në Premierligë ka rikthyer formën e mirë nën drejtimin e holandezit.

Por, ai ka pësuar një dëmtim që prapë do ta mbajë në dispozicion, por me një kusht.

“Costa e ka thyer hundën në një duel me një futbollist tjetër në stërvitje. Andaj, ai do të mbajë një maskë. Ne jemi një ekip Zorro”, deklaroi Hiddink.

“Ishte një incident i vogël por është një pjesë e ndjeshme”, u shpreh ai. Nemanja Matic dhe Cesar Azpilicueta kanë luajtur me maska më herët gjatë këtij sezoni.