Kuqi: Kam pasur bindjen e madhe për fitore

Kuqi: Kam pasur bindjen e madhe për fitore

Sport April 27, 2024 - 17:27

Feronikeli ‘74 ka shënuar fitore të rëndësishme për mbijetesë në shtëpi ndaj Malishevës.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” përfundoi me rezultat 2-1.

Pas ndeshjes ka folur trajneri k Feronikelit, Shefki Kuqi duke thënë se ishte i bindur në fitore.

“Po fitojmë me mund të madh. Pavarësisht kësaj, unë kam një grup lojtarësh që po japin më të mirën. Secili ndryshim në formacion, secili zëvendësues, po e jep maksimumin”, tha Kuqi pas ndeshjes.

“Po bëjmë lojë të mirë, atraktive, por rezultatet nuk kanë qenë ato që i kemi merituar. Kjo është fitore e madhe. E kam pasur bindjen e madhe për fitore. Edhe pse pranuam gol, u kthyem në lojë dhe dominuam”.

“Kemi bërë paraqitje shumë të mira, sidomos në 4-5 ndeshjet e fundit. Nuk ka rëndësi se kush ka qenë përballë nesh, kemi luajtur mirë. Tani djemtë do të pushojnë e do t’i kthehemi punës. Synim i kemi vetëm fitoret”, ka deklaruar Kuqi. 

Kësisoj, “Nikli” renditet në vendin e tetë me 34 pikë kurse Malisheva mbetet në vendin e katërt me 52 sosh. /Zëri