Prishtina ndryshon stadiumin për ndeshjen ndaj Llapit

Prishtina ndryshon stadiumin për ndeshjen ndaj Llapit

Sport April 26, 2024 - 14:46
Lajmet e fundit nga sporti

Prishtina është nikoqire e Llapit në kuadër të xhiros së 31-të në Albi Mall Superligë.

Deri më tani, ndeshjet si vendas skuadra e Edgos i ka zhvilluar në Lipjan, mirëpo tani për këtë ndeshje Prishtina ka ndryshuar lokacion.

Klubi kryeqytetas ka njoftuar se ka ndërruar stadium për këtë takim.

Prishtina e pret Llapin në fushën e Ramiz Sadikut në Prishtinë, të dielën më 28 prill nga ora 15:00. /Zëri