James, 51 pikë në fitoren e Lakers

Sport November 19, 2018 - 11:54
Detajet

LA Lakers ka triumfuar në udhëtim te Miami Heat me rezultatin 113:97, transmeton zeri.info

Mysafirët dominuan gjatë gjithë takimit dhe Heat nuk arriti asnjëherë t’ia rrezikonte fitoren.

Më meritori në këtë fitore të Lakers padyshim që ishte LeBron James që shënoi plot 51 pikë, ndërsa gjithashtu kontribuoi edhe me 8 kërcime dhe 3 asistime.

Ndërkohë, u dallua edhe Kentavious Caldwell-Pope me 19 pikë, dhe 4 kërcime. Te Heat më i dalluari ishte Wayne Ellington, i cili realizoi 19 pikë, 2 kërcime dhe 1 asistim.

Golden State Warriors është mposhtur në udhëtim te San Antonio Spurs me rezultatin 104:92. LaMarcus Aldridge me 24 pikë, 18 kërcime dhe 3 asistime dhe DeMar DeRozan me 20 pikë, 6 kërcime dhe 9 asistime shkëlqyen në fitoren e Spurs. Ndërkohë, më të dalluarit te mysafirët ishin Kevin Durant me 26 pikë, 10 kërcime dhe 6 asistime dhe Klay Thompson me 25 pikë, 2 kërcime dhe 2 asistime.

Rezultatet: Miami – LA Lakers 97:113, Orlando – New York 131:117, Washington – Portland Trail 109:119, San Antonio – Golden State 104:92.