Mbyllen ndeshjet e Superligës, njihuni me rezultatet!

Sport November 18, 2018 - 15:41
Detajet

Skuadrat favorite kanë fituar në ndeshjet e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan Zeri.info.

Z Mobile Prishtina e ka mundur pa problem Lipjanin me rezultat 90:51 (28:6, 23:14, 21:14 e 18:17) për ta konfirmuar primatin.

Borea ishte më e mirë se Ponte Prizreni, 97:87 (24:15, 24:22, 24:21 e 25:29), kurse Bashkimi e fitoi duelin me Rahovecin, 103:93 (29:13, 25:30, 27:17 e 22:33).

Ndërkaq, Trepça e mposhti Golden Eagle Yllin 80:79 (20:16, 17:20, 21:19 e 22:24). /Zëri/