Nuk do ta besoni sesi dukej ylli i Kosovës kur luante për Lirinë

Sport November 18, 2018 - 14:14
Detajet

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, kishte luajtur për klubin nga Prizreni, Liria, nga viti 2010 deri në vitin 2013, dhe pas ndeshjes së djeshme kundër Maltës, klubi kosovar e ka publikuar një foto të tij gjatë kohës kur luante për ta.

Muriqi e shënoi golin e parë për Kosovën në ndeshjen që u zhvillua dje në Maltë. Në këtë ndeshje, të vlefshme për Ligën e Kombeve, Muriqi pati një paraqitje shumë të mirë, pasi që e asistoi edhe një gol tjetër në fitoren me rezultat 5-0, transmeton Gazeta Express.

Ai ka qenë duke luajtur në ligën turke të futbollit tash e katër vite dhe këtë verë u transferua në klubin Çaykur Rizespor.

Para se të transferohej në Shqipëri, Muriqi e filloi karrierën e tij si futbollist profesionist me Lirinë si 16-vjeçar. Gjatë tri sezoneve me klubin prizrenas, ai arriti t’i shënojë vetëm tri gola në gjithsej dhjetë ndeshje.

Image