Zyrtare: VAR-i edhe në Premierligë

Sport November 15, 2018 - 15:48
Detajet

Sistemi VAR (Videoasistenti i referit) do të shfrytëzohet edhe në Premierligë që prej edicionit të ardhshëm, transmeton zeri.info

Klubet e ligës elitare angleze kanë votuar në favor të shfrytëzimit të teknologjisë, që tashmë përdoret në La Liga, Serie A e Ligue 1.

“Klubet e Premierligës janë pajtuar në parim që të shfrytëzohet Videoasistenti i referit në këtë garë për edicionin 2019/2020”, thuhet në një njoftim të uebsajtit zyrtar të ligës./Zëri