“Kosova nuk është Kombëtare, është Përfaqësuese”
Sport
November 12, 2018 - 22:50
Lexo Detajet
Që prej pranimit në FIFA dhe në UEFA, ka pasur dilema nëse Kosova duhet të quhet Kombëtare apo Përfaqësuese.
Çështjen në fjalë, tani, e ka komentuar edhe ish-trajneri i KEK-ut, Fetah Veliu.
Veliu, i ftuar në ”90 Plus”, ka thënë se Kosova duhet të quhet Përfaqësuese7.
”Kosova duhet quajtur Përfaqësuese dhe jo Kombëtare. Kështu e quaj unë”, tha Veliu.
Tutje, Veliu ka folur edhe për punën e deritashme të trajnerit, Challandes: ”Nuk mund ta vlerësojmë punën e tij për dy muaj”.
”Por, duhet të ndihemi me fat që kemi në dispozicion lojtarë kaq të mirë”, u shpreh Veliu.