Milani nuk i frikësohet Juves

Sport November 09, 2018 - 10:42
Detajet

Portieri i Milanit, Pepe Reina i ka bërë thirrje skuadrës së tij që t’i hyjë pa frikë sfidës ndaj Juventusit të dielën, transmeton zeri.info

Spanjolli thotë se kuqezinjtë nuk kanë asnjë arsye për t’iu frikësuar torinezëve.

“Me gjithë përulësinë dhe respektin, ne jemi në dijeni që ata janë fortë, por ne përballemi me ta pa frikë, kemi shumë besim”, është shprehur Reina.

“Ne do të luajmë me ‘San Siro’-n plot dhe ne duhet të bëjmë më të mirën tonë që të marrim tre pikët”, shtoi spanjolli, i cili u transferua te Milani gjatë afatit kalimtar të verës.

Juventusi, që kryeson ligën italiane, tashmë ka krijuar një epërsi prej gjashtë pikësh me vendin e dytë, derisa Milani pozicionohet në vendin e katërt./Zëri