Nuk ndalet Oklahoma, pëson Warriors

Sport November 09, 2018 - 10:32
Detajet

Oklahoma City Thunder e ka shënuar edhe fitoren e shtatë radhazi, duke triumfuar në shtëpi ndaj Houston Rockets me rezultatin 98:80, transmeton zeri.info

Paul George realizoi 20 pikë, 11 kërcime dhe 6 asistime në fitoren e vendasve, derisa Steven Adams kontribuoi me 19 pikë, 10 kërcime dhe 4 asistime.

Te Rockets më i dalluari ishte James Harden me 19 pikë, 8 kërcime dhe 5 asistime.

Golden State Warriors ka pësuar humbjen e dytë këtë edicion, duke u mposhtur në shtëpi nga Milwaukee Bucks me rezultatin 134:111. Eric Bledsoe me 26 pikë, 4 kërcime dhe 6 asistime, Giannis Antetokounmpo me 24 pikë, 9 kërcime dhe 4 asistime dhe Malcolm Brogdon me 20 pikë, 3 kërcime dhe 1 asistim ishin më të mirët në fitoren e mysafirëve. Ndërkohë, te Warriors më i dalluari ishte Klay Thompson, i cili realizoi 24 pikë, 3 kërcime dhe 3 asistime.

Rezultatet: Oklahoma – Houston 98:80, Phoenix – Boston 109:116, Portland – LA Clippers 116:105, Golden State – Milwaukee 111:134.