Çfarë ndodhi në Beograd, kush ishte fajtori? Përgjigjja epike e Kloppit

Sport November 06, 2018 - 21:56
Lexo detajet!

Jurgen Klopp është shprehur tejet i zhgënjyer pas humbjes në Ligën e Kampionëve nga ekipi serb, Crvena Zvezda.

Pas ndeshjes, i nervozuar përball gazetarëve, Klopp nuk deshi të tregojë se ku qëndroi në të vërtetë problemi për këtë humbje nga një ekip lar nivelit të Liverpoolit dhe shumë në formë në vitin 2018.

“Të drejtoj gishtin te problemi më i madh që kemi pasur sot? Nuk mund ta bëj, vetëm dhjetë gishta i kam”, deklaroi Klopp.

Ai foli më pas edhe për ndeshjen, në të cilën mungoi Xherdan Shaqiri për shkak të presionit të serbëve, e gjitha për atë gol që shënoi Shaqa me Zvicrën në Kupën e Botës.

“Ata kanë bërë shumë goditje standarde dhe kanë shënuar nga një prej tyre, më pas kanë shënuar edhe të dytin. Ne dominuam në pjesën e dytë, por nuk mund të shënonim”.

“Unë jam një qenie njerëzore. Nëse do të kisha përgatitur një fjalim të rëndësishëm 10 minuta pas ndeshjes, do të kishte qenë pak e çuditshme. Nuk kam asnjë mesazh për momentin. Humbëm dhe duhet të bënim më mirë, por tani nuk mund të bëjmë asgjë”, shtoi ai mes tjerash.

Pas kësaj humbje, Liverpooli mbetet në kuotën e 6 pikëve në Grupin C dhe ka zbritur në pozitën e dytë, pasi PSG-ja po e mposht 1-0 Napolin dhe ka pushtuar vendin e parë me 7 pikë, ndërsa ekipi i Ancelotit është në atë të tretë me 5 pikë aktualisht. /Insporti.com