Morina: Kryesia e qëndrueshme, përparësia e FC Prishtinës (VIDEO)

Sport November 05, 2018 - 18:45

Drejtori sportiv i FC Prishtinës, Arbnor Morina thotë se kryesia e qëndrueshme është çelësi i suksesit tek klubi Bardhekaltër.

Sipas tij, ndërrimi i kryesive në klubet tjera bën që ato të mos kenë qëndrueshmëri.

“Gjithmonë po ka ndryshime në kryesi të klubeve. Këtu është përparësia e Prishtinës, dihen njerëzit që e kanë futur dorën në xhep dhe kanë shpenzuar vazhdimisht, prandaj edhe stabiliteti është në nivelin më të lartë. Por, Prishtina e vuan faktin se nuk stërvit në fushën e vetë. Janë probleme organizative, të cilat po mundohemi t’i minimizojmë. Të gjithë në klub janë rreth ekipit, që ekipi të prezantohet mirë, në mënyrë që edhe simpatizuesi të jetë i lumtur dhe në fund të ditës të gjithë të jenë të kënaqur”, ka thënë Morina në emisionin 90Plus në Radio Prishtina dhe Zëri TV. /Zëri/