Morina: Liverpooli veproi me mençuri që s’e mori Xherdanin në Beograd

Sport November 05, 2018 - 18:38

Arbnor Morina e ka arsyetuar trajnerin Jurgen Klopp, i cili vendosi të mos e ftonte Xherdan Shaqirin për ndeshjen e nesërme në Beograd ndaj Crvena Zvezdës.

“Është arsye politike. Po mundohen a mbrojnë Xherdanin nga fyerjet. Në dekadat e fundit, sa herë janë zhvilluar ndeshjet në Serbi, mediat kanë qenë të orientuara thua se po shkojnë në front, e jo në lojë futbolli. Mendoj se Liverpooli e ka marrë një hap mjaft pozitiv, që ta mbrojë Xherdanin në fushë. Kanë konkurrencë të madhe dhe mund ta zëvendësojnë. Një potez i një klubi të madh, i një trajnerit të madh, të cilin duhet ta mbështesim gjithsesi”, ka thënë drejtori sportiv i FC Prishtina në emisionin 90Plus në Radio Prishtina dhe Zëri TV. /Zëri/