Racizëm në Gjilan, FFK hap procedurë

Sport October 29, 2018 - 17:54

Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 29.10.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

VENDIM

1. Regjistrohen ndeshjet e javës së 12 -të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.

2. Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1. Ndaj përfaqësuesit për siguri të KF “Ferizaj” Nadir Haxhimusa (motivi- largim nga bankina ofendim ndaj referve e veçanërisht ndaj referit të katërt në ndeshjen KF Ferizaj – KF Flamurtari, e zhvilluar në Ferizaj me datë 26.10.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

2. Ndaj KF “Gjilani” (motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes ku ka pasur hedhje – ndezje të mjeteve piroteknike në drejtim të fushës, po ashtu edhe hedhje të disa shisheve pvc, ku si pasojë e këtyre referi ndaloi lojën për 2 min si dhe në min e 60 të pakënaqur me vendimet e referit tifozët hodhën disa shishe pvc në fushë, si dhe pas përfundimit të pjesës së parë disa shikues vendas kanë brohoritur në drejtim të futbollistëve të FC Prishtina me britma ofenduese… Hu, Hu, Hu, për disa sekonda në ndeshjen KF Gjilani – KF Prishtina, e zhvilluar në Gjilan) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

3. Ndaj KF “Drenica’ (motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes, ku ka pasur hedhje të gjësendeve në fushë në min 61,82,85,90, kurse në min e 42 një grup i shikuesve vendas kanë fyer në kor ekipin mysafir me fjalët më banale, ku ka pasur edhe hedhje të gjësendeve si shkrepsa, shishe pvc dhe shishe pvc me lëngje, të cilat ishin drejtuar në drejtim të ekipit mysafir. Po ashtu pas përfundimit të lojës një grup i frustaur vendas kishte shkruar grafite me fjalor të papastër në autobusin e ekipit mysafir në ndeshjen KF Drenica – KF Llapi, e zhvilluar në Skenderaj me datë 27.10.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

4. Ndaj kryetrajnerit të KF “Drenica’ Tahir Lushtaku (motivi- për shkak të sjelljeve jo sportive ndaj referëve, kërcënime, sharje dhe fyerje të rënda në ndeshjen KF Drenica – KF Llapi, e zhvilluar në Skenderaj me datë 27.10.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

5. Ndaj KF “KEK-ut” (motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes ku shikuesit vendas në min 5,29,66,76 dhe 90 kanë fyer dhe ofenduar në kor lojtarët mysafirë dhe referët. Po ashtu në min 35,50,66,74 pati hedhje të mjeteve piroteknike në fushë ku në min e 66 referi kryesor B.Ajeti përkohësisht ndali lojën dhe pas intervenimit të kapitenit vendas ndaj tifozreise vendase ndeshja vazhdojë. Pas përfundimit të ndeshjes tifozët vendas të pakënaqur me rezultatin dhe referimin e ndeshjes, në parkingun para stadiumit ku ishte vendosur autobusi i mysafirëve shkruajtën dhe e ngjyrosën me grafite të cilat mbanin fjalë ofenduese dhe banale, në ndeshjen KF KEK-u – KF Drita, e zhvilluar në Kastriot me datë 26.10.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.