Cancelo, opsion i gjigantit evropian

Sport October 25, 2018 - 17:44
Detajet

Joao Cancelo është bërë objektiv i Barcelonës.

Lajmin e ka zbuluar e përditshmja spanjolle “Sport”, e afërt me klubin spanjoll, përcjell Zeri.info.

Calcelo ka kaluar në Juventus gjatë verës që shkoi dhe u transferua nga Valencia për 40 milionë euro, derisa ishte huazuar sezonin e kaluar tek Interi.

24-vjeçari e mbulon mjaft mirë krahun e djathtë të mbrojtjes, në të cilin Sergi Roberto e Nelson Semedo nuk po e bindin gjigantin katalonjas këtë sezon. /Zëri/