“Messi, i pazëvendësueshëm”

Sport October 23, 2018 - 19:48
Lexoni lajmet e fundit nga bota!

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e pranon se Lionel Messi nuk mund të zëvendësohet nga vetëm një lojtar, pret lojë kolektive.

31-vjecari i Barcelonës u dëmtua të shtunën mbrëma kundër Sevillas në Camp Nou dhe do të mungojë së paku 3 javë.

Messi? Padyshim që mungesa e tij do të ndikojë, por është gjithashtu një sfidë për ne, të provojmë nëse mund të fitojmë pa të në javët e ardhshme ku kemi disa ndeshje shumë të vështira”, u shpreh Valverde.

“Mund të ndryshosh sistemin, por jo stilin e lojës. Kemi disa opsione por nuk dua t’i jap asnjë ndihmë Spallettit”, shtoi ai.

“Messi nuk mund të zëvendësohet nga një lojtar, do të jetë një përgjegjësi kolektive”. /Insporti