Tifozeria nga Kosova sërish orga

Sport October 23, 2018 - 19:43
Lexo detajet!

Tifozët e Prishtinës, ‘Plisat’ mbeten tifozë besnik të Kombëtares së Shqipërisë në futboll, raporton Insporti.com.

‘Plisat’ do ti japin zemër futbollistëve të Kombëtares edhe në ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Skociës, që luhet më 17 nëntor në stadiumin ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës.

“Me date 16 nentor behet nisja per ne Shqiperi, per te ndjekur Kombetaren ne ndeshjen kunder Skocise. Ndeshja luhet ne Shkoder me date 17 nentor, ndersa çmimi per organizimin tone eshte 10 euro. Ne organizim perfshihen: transporti dhe bileta e ndeshjes.

Ju lusim qe te beni rezervimin tuaj sa me shpejt ne menyre qe te zini vendet tuaja”, njoftojnë ‘Plisat’ në rrjetin social Facebook. /Insporti

Image