Futbollisti serb e ofendon rëndë Xherdan Shaqirin

Sport October 23, 2018 - 18:40
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

iverpooli do të takohet me Crvena Zvezdën të mërkurën (nesër) në kuadër të Ligës së Kampionëve, raportin Insporti.com.

Futbollisti nga Serbia i cili luan për Zvezdën dhe Australinë, Milosh Degenek që ka bërë deklarata fyese ndaj Shaqirit.

“Nëse dëshiron të provokojë, le të provokojë dhe të dëshmojë se çfarë njeriu është dhe sa vlen. Qartë nuk vlen aspak si njeri, pasi dëshiron të provokojë në bazë të racës së dikujt, shtetit prej nga është, prejardhjes. Edhe më keq që ai vetë nuk e di prej nga është”, ka thënë Degenek për mediat serbe të martën.

Shaqiri shënoi gol në ndeshjen Zvicër –Serbi në Kampionatin e fundit Botëror dhe më pas vazhduan sulmet ndaj tij.

Shaqiri, që po kalon formë të lartë te Liverpooli, nuk është marrë me klubin serb dhe tifozët e tij. /Insporti.com/

Image