Valverde nuk shqetësohet për rinovimin

Sport October 21, 2018 - 13:13
Detajet

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde thotë se nuk është i shqetësuar për rinovimin e kontratës së tij, transmeton zeri.info

Valverde, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij edicioni, thotë se është tërësisht i përqendruar në ndeshjet e ardhshme kundër Interit dhe Real Madridit.

“E ardhmja te Barça nuk ka rëndësi për mua, nuk më intereson. Jam i përqendruar në dy ndeshjet e ardhshme që do të vijnë dhe zërat që e rrethojnë skuadrën janë të zakonshme dhe s’mund të bësh asgjë për këtë”, deklaroi Valverde pas fitores 4:2 ndaj Sevillas të shtunën.

Kjo fitore bëri që Barcelona të marrë kryesimin e tabelës në La Liga me një pikë epërsi ndaj vendit të dytë, që mbahet nga Alavesi./Zëri