Realit po i mungon shumë Ronaldo

Sport October 21, 2018 - 12:16
Detajet

Portieri i Levantes, Oier Olazabal thotë se Real Madridit po i mungon Cristiano Ronaldo, duke shtuar se kampioni evropian nuk është ai i zakonshmi, transmeton zeri.info

Real Madridi u mposht të shtunën 2:1 nga Levante në “Santiago Bernabeu”, derisa madrilenët kanë regjistruar katër humbje dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit.

“Cristiano të sjell shumë gola. Ai ka shënuar 50 për edicion dhe është e qartë që ai iu mungon atyre”, deklaroi Olazabal

“E shija këtë, të fitosh në ‘Santiago Bernabeu’ është bukur. Është një moment historik për skuadrën dhe për klubin”, shtoi ndër të tjera ai. Pas kësaj humbje Real Madridi është katër pikë prapa Barcelonës, me të cilën do të përballet të dielën e ardhshme në “Camp Nou”./Zëri