Prishtina e nis me fitore në FIBA Europe Cup

Sport October 17, 2018 - 22:24
Image

Z Mobile Prishtina e ka nisur edicionin e ri në FIBA Europe Cup me fitore, shkruan Zeri.info.

Bardhekaltrit e kanë mposhtur ekipin ukrainas Cherkaski Mavpy me rezultat 92:82 (27:15, 24:28, 19:21 e 22:18), në ndeshjen e zhvilluar sonte në kryeqytet.

Dardan Berisha ka qenë njeriu i ndeshjes me 26 pikë, kurse tek mysafirët është shquar më së shumti Brandon Young, i cili realizoi 21 pikë. /Zëri/