Vetëm barazim për Kosovën

Sport October 14, 2018 - 17:55

Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar me Ishujt Faro me rezultat 1:1, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.

Milot Rashica e ka kaluar ekipin Verdhekaltër në epërsi në pjesën e parë, kurse vendësit kanë barazuar në pjesën e dytë me Rene Joensen.

- Intonohen himnet e të dyja vendeve.

- Fillon ndeshja.

Image

- Dhjetëra tifozë po e përkrahin Kosovën në stadium.

- GOOOOOOL Milot Rashica shënon gol spektakolar në minutën e tetë, 1:0 për Kosovën.

- Ishujt Faro rrezikuan me Joensen, i gjuajti me kokë në minutën e 37-të, por gjuajtjen e tij e priti portieri Samir Ujkani.

- Mbyllet pjesa e parë. Kosova po avancon 1:0 falë super-golit të Milot Rashicës.

Image

- Fillon pjesa e dytë.

- Ishujt Faro e barazuan rezultatin në 1:1 në minutën e 50-të përmes Joensen.

- Kosova rrezikoi me Shalën në minutën e 75-të, por priti portieri vendës.