Zyrtare: Ky është ekipi i ri i Besnik Hasit

Sport October 13, 2018 - 14:34

Besnik Hasi është rikthyer në bankinë.

Trajneri nga Gjakova ka marrë drejtimin e skuadrës nga Arabia Saudite, Al Read FC.

Besnik Hasi ka qenë i paangazhuar që pas largimit nga Olympiacosi i Greqisë, transmeton lajmi.net

Pjesë e Al-Raed FC është edhe ish-futbollisti i Shkëndisë i njohur me nofkën ‘Buba’, Ferhan Hasani.

Gjatë karrierës së tij, Hasi ka drejtuar edhe skuadra si Anderlecht e Legia Warsaw.