Kosova niset drejt Ishujve Faroe për ndeshjen e rëndësishëm të së dielës

Sport October 13, 2018 - 11:01
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë rrugë drejt Ishujve Faroe për ndeshjen e Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ në mëngjesin e ditës së sotme janë nisur drejt Ishujve Faroe.

Para udhëtimit në këtë vend, Kosova të premten ka mbajtur një stërvitje ku fokusi ka qenë në mënjanimin e dobësive dhe lëshimeve nga ndeshja me Maltën

Po ashtu në këtë stërvitje janë provuar disa skema taktike, duke pasur parasysh edhe lojën që me Ishujt Faroe është zhvilluar një muaj më parë dhe tashmë kundërshtari nuk është i panjohur për Kosovën.

Ndeshja mes Ishujve Faroe dhe Kosovës zhvillohet ditën e diel me fillim nga ora 18:00.

Kosova prin në grupin e tretë në Ligën D, me dy fitore dhe një barazim./Lajmi.net/