Sport

Ja kë do ta përkrahë Bonucci në derbin e Milanos

Ja kë do ta përkrahë Bonucci në derbin e Milanos
12 tetor 2018 • 16 : 28

Detajet

Leonardo Bonucci ka thënë se do ta përkrahë Milanin në derbin della Madonnina kundër Interit.

Bonucci luajti vetëm një stinor për Milanin, dhe iu ribashkua Juventusit gjatë kësaj vere, mirëpo italiani ka thënë se e pëlqen më shumë kohën me fanellën e Milanit se sa atë të Interit, sa ishte lojtar i ri, transmeton Gazeta Express.

“Shpresoj që do ta shoh një lojë të madhe, mirëpo e përkrahi Milanin”, tha Bonucci.

“Kam lanë prapa një skuadër të mirë dhe një trajner të madh”.

Ai po ashtu foli edhe për rastet e fundit për akuzat e përdhunimit ndaj Cristiano Ronaldos.

“E shoh një Ronaldo të qetësuar në javën sa ishim bashkë, këto janë probleme personale, dhe nuk më takon mua që të jap ndonjë koment”.

 

© zëri.info