Mbyllen dy ndeshjet e sotme të Superligës

Sport October 07, 2018 - 15:32
Detajet

Sot po zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Gjilani – Liria 0:1

- Fillon ndeshja

- Gjilanasit po tentojnë të shënojnë gol duke krijuar raste.

- Liria e ka befasuar 89-shin. Fatih Karahoda shënoi për prizrenasit në minutën e 44-t.

- Mbyllet pjesa e parë.

- Fillon pjesa e dytë.

- Gjilani ka sulmuar vazhdimisht në pjesën e dytë, por prizrenasit e ruajtën me kujdes kapitalin e krijuar në 45 minutat e parë duke i rrëmbyer tri pikë të vlefshme.

- Mbyllet ndeshja.

Trepça ’89 – Flamurtari 2:2

- Fillon ndeshja.

- Flamurtari kalon në epërsi në minutën e 19-të përmes lojtarit në super-formë, Alban Shillova.

- “Xehetarët” e ngushtuan rezultatin me golin e shënuar nga Martin Mircevski në minutën e 25-të.

- Kuqezinjtë prishtinas shënojnë përsëri në minutën e 26-të me Adem Maliqin.

- Mircevski e barazoi rezultatin në minutën e 39-të.

- Mbyllet pjesa e parë.

- Fillon pjesa e dytë.

- Skuadrat tentuan në pjesën e dytë, por nuk ia dolën të shënonin.

- Mbyllet ndeshja.