Mourinho vazhdon ta ketë mbështetjen e shumicës së kryesisë së “Djajve të kuq”

Sport October 05, 2018 - 12:51

Jose Mourinho ende e ka punën të sigurtë tek Manchester United pasi një pjesë e udhëheqësisë dhe zëvendësdrejtori ekzekutiv Ed Woodward kanë besim të plotë në punën e portugezit, shkruan the Independent, përcjell zeri.info.

Zyrtarët tjerë, mëgjithatë, ende e kanë të paqartë se si të veprojnë  me portugezin.

Ai u përfol të zëvendësohej nga trajnerë si Zidane, Pochettino, Pellegrini apo Benitez por gëzon mbështetje të madhe tek kryesia e klubit, edhe pse klubi po vazhdon me rezultate të dobëta dhe portugezi po ka mosmarrëveshje të mëdha me mesfushorin Pogba.

Në një deklaratë që e kishte dhënë më herët në një konferencë të investitorëve, Ed Woodward kishte thënë se njëra nga arsyet pse i beson portugezit është “sepse ai është fitues”.

“Mourinho është një fitues”, kishte thënë Woodward në konferencë ndër të tjerash.

12 milionë funte duhet të paguhen për Mourinhon nëse shkarkohet dhe vendimi për ta mbajtur Mourinhon raportohet të ketë lidhje edhe me çështjet biznesore në klub.

Portugezi erdhi tek Man.United në verën e vitit 2016 duke e zëvendësuar holandezin Louis Van Gaal. Gjatë kësaj periudhe ka fituar Ligën e Evropës, Kupën Carling dhe Superkupën Angleze./ZERI