Ronaldo i mungon Portugalisë

Sport October 04, 2018 - 18:57

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë për Portugalinë deri në vitin 2019 pasi ka kërkuar të lihet jashtë në ndeshjet e ardhshme të kampionit aktual evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja “Record”, përcjellë Zeri.info.

Ylli i Juventusit është duke u munduar të përshtatet e të ambientohet në Itali dhe dëshiron të fokusohet tërësisht te klubi i tij.

Prandaj, ai nuk është i gatshëm të luajë njëherë përnjëherë për Portugalinë, ku është lojtari kryesor. /Zëri/