Barcelona ndryshon logon e saj, ja si ka ndryshuar ajo ndër vite

Sport September 28, 2018 - 11:00
Detajet

FC Barcelona e ka ndryshuar logon e saj që do të përdoret duke filluar nga stinori 2019-20.

Ndryshimi më i madh i logos është heqja e tri shkronjave në mes të logos “FCB”, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa ndryshimet tjera të vogla që janë bërë: Janë hequr disa nga vijat me ngjyrë të zezë, nga shtatë shiritat e ngjyrave “Blaugrana” janë zvogëluar në pesë sosh, janë ndezur më shumë disa ngjyra dhe topi në mes të logos ka marrë një theksim më të madh. 

Ndryshimet tani më kanë marrë aprovimin e bordit të drejtorëve, ka mbetur në pritje aprovimi i anëtarëve të tjerë të klubit që pritet të zyrtarizohet më 20 tetor të këtij viti.

Nëse zyrtarizohet ky ndryshim, atëherë do të jetë i pari që nga viti 2002. Po ashtu do të jetë hera e parë që nga viti 1910 që janë hequr komplet nga logoja tri shkronjat “CFB” ose “FCB”.

“FCB” ka qenë prezent në logo nga viti 1910 deri më 1941, pastaj është ndryshuar në “CFB” nga viti 1941 deri më 1974.