Shkodran Mustafi, 'DJ' i Arsenalit

Sport September 26, 2018 - 14:04

Granit Xhaka ka folur për bashkëlojtarin e tij shqiptar te “Gunners”, Shkodran Mustafi, për të cilin thotë se e zgjedh më së shpeshti muzikën që dëgjohet në zhveshtoret e ekipit, duke e quajtur atë DJ të dhomave të zhveshjes, shkruan sot gazeta Zëri.

“Mustafit i pëlqen ta zgjedhë muzikën në zhveshtore, ndërsa për ndeshje është më e përzier. Rob Holding i zgjedh këngët zakonisht para ndeshjeve, por edhe Mustafi e bën këtë gjë. Edhe Aubameyangu i zgjodhi për një ndeshje. Mustafi dëgjon shumë këngë gjermane,” zbulon Xhaka.

Pavarësisht faktit se ai dhe Mustafi kanë që të dy prejardhje shqiptare, Xhaka tregoi se shoku i tij i ngushtë tek Arsenali është Stephan Lichtsteiner, i cili u transferua në Arsenal gjatë afatit kalimtar të verës. /Zëri/