Ish-ylli i Përfaqësueses së Kosovës realizon gol të bukur

Sport September 25, 2018 - 22:14
Lexo detaje

Vite më parë, Anel Rashkaj ka qenë një ndër futbollistët kryesor të Përfaqësueses së Kosovës që drejtohej nga Albert Bunjaku, raporton Insporti.com.

Rashkaj që aktivizohet si mesfushor, ka qenë edhe kapiten i Përfaqësueses më të re në Evropë.

Ai në këtë kampionat po luan në Ligën e Dytë të Suedisë me skuadrën e Eskilstuna.

Prizrenasi ka shënuar në fitoren e kësaj skuadreje me shifrat 3:0 ndaj Osters në kuadër të xhiros së 24-të.

Rashkaj e shënoi golin e tretë në ndeshje në minutën e 94-të. Ky është goli i parë i Rashkajt në këtë kampionat.

Ai para se të kalonte në Suedi, ka qenë për një kohë të shkurtër edhe pjesë e Prishtinës në Kosovë.

Eskilstuna ndodhet e treta në renditje me 46 pikë të mbledhura. /Insporti.com/