Sokoli: Batatina, totalisht i papërgjegjshëm

Sport September 24, 2018 - 23:41
Lexo detajet

Trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli, ka reaguar pas deklaratave të Tahir Batatinës për media, i cili ditë më parë u raportua se ka thënë se trajneri Fadil Ademi do të drejtojë llapjanët në ndeshjen ndaj Lirisë.

Në “Dueli sportiv” Sokoli tha që këto deklarata janë totalisht të papërgjegjshme.

“Nëse ato deklarata i ka thënë Tahir Batatina, ato janë totalisht të papërgjegjshme. Një trajner fillimisht duhet të shkarkohet për të ardhur tjetri, të gjithë e dinë se si shkon ajo punë”, deklaroi Sokoli, përcjellë Gazeta Olle.

Tahir Batatina vazhdimisht ka thumbuar Sokolin, duke e kritikuar publikisht për arsye të ndryshme.

E çuditshme se si përplasje të tilla ndodhin mes personave brenda një klubi.