Spalletti në 'qiellin e shtatë', paralajmëron Barcelonën

Sport September 19, 2018 - 14:22
Detajet

Interi ka marrë një fitore të bujshme kundër Tottenhamit mbrëmjen e djeshme në Ligën e Kampionëve, duke kthyer rezultatin në 2-1. 

Pas përfundmit të kësaj ndeshje, trajneri i Interit, Luciano Spalletti ishte shumë entuziast për këtë fitore, madje ai gjeti kohën edhe të bëjë një paraljmërim për kundërshatrin më të fortë të grupit, Barcelonën. 

“Fakti që përmbysëm rezultatin na jep një entuziazëm akoma më të madh se sa thjesht fitorja në një mënyrë normale”, tha fillimisht ai

“Ky sukses na jep një mendim tjetër për potencialin që kemi. Zhbllokimi i lojtarëve si Icardi është thelbësore, ai është një pikë referimi për ne në sulm”, vijoi Spalletti.

“Le të bëhet gati edhe Barcelona, sepse edhe ata kjo do i presë (qesh)”, përfundoi ai.