Kampioni në fuqi e nis edicionin e ri ndaj Romës

Sport September 19, 2018 - 13:35
Detajet

Kampioni i edicionit të fundit të Ligës së Kampionëve, Real Madridi, do ta nisë sezonin e ri në këtë garë në shtëpi kundër Romës, shkruan zeri.info

Madrilenët, që e kanë fituar këtë kompeticion tri herë radhazi, do ta nisin misionin e tyre për të fituar trofeun e katërmbëdhjetë të garës më prestigjioze evropiane pa yllin e tyre Cristiano Ronaldon, i cili kishte shënuar plot 15 gola në këtë kompeticion gjatë sezonit të kaluar.

Por, pavarësisht largimit të portugezit në drejtim të Juventusit klubi madrilen vazhdon të mbetet njëri prej favoritëve kryesorë për të triumfuar në Ligën e Kampionëve. Gjigandi spanjoll do t’i hyjë sfidës ndaj Romës pas barazimit 1:1 ndaj Athletico Bilbaos të shtunën.

Edhe romakët, që arritën deri në gjysmëfinale të edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve, do të udhëtojnë në “Santiago Bernabeu” pas një barazimi 2:2 në shtëpi kundër Chievos në fundjavë. Këto dy klube janë takuar dhjetë herë deri më tani në kompeticionin prestigjioz evropian, me Real Madridin që ka fituar gjashtë ndeshje, Roma ka triumfuar në tri, kurse një ndeshje është mbyllur në barazim. Të dy skuadrat pritet të jenë të kompletuara dhe nuk do të kenë ndonjë mungesë./Zëri

Liga e Kampionëve

E mërkurë

Grupi E

18:55 Ajax – AEK     

21:00 Benfica – B. Munich

Grupi F

18:55 Shakhtar – Hoffenheim           

21:00 Man City – Lyon         

Grupi G

21:00 R. Madrid – Roma       

21:00 V. Plzen – CSKA                   

Grupi H

21:00 Valencia - Juventus

21:00 Y. Boys – Man United