Kapiteni Messi e nis me het-trik Ligën e Kampionëve

Sport September 18, 2018 - 20:53
Lexo tjera detaje

Barcelona e Leo Messi e ka nisur mirë Ligën e Kampionëve pasi që ka fituar me rezultat 4-0 kundër PSV Eindhoven. Leo Messi shënoi tre gola, 32, 77, 87 kurse golin tjetër e shënoi Ousmane Dembele në minutën e 75’të
 

Një ndeshje e dominuar nga Barcelona por që PSV Eindhoven ka arritur që të mbrohet shumë mirë deri në minutën e 75, kur Barcelona me në fund arriti ta thyente murin holandez.

Kapiteni Messi e nisi ndeshjen për herë të parë pa Iniestan në grup, derisa startuan edhe lojtarët që Barcelona i kishte transferuar gjatë verës sivjet.

Një faul i shkaktuar rreth 23 metra larg zonës së rreptësisë, bëri që Lionel Messi ta shndërroi në gol.

Ishte një goditje e bukur e argjentinasit, një goditje që i la pak hapësirë portierit të PSV’së për ta mbrojtur.

Me këtë rezultat do të përfundonte pjesa e parë.

Pjesa e dytë filloi me dominimin e njëjtë të Barcelonës në posedim por që sulmet e tyre ndaleshin që në mesfushë.

E tërë kjo zgjati deri në minutën e 75 kur një depërtim vetanak i Dembele bëri që ai të shënon një gol të bukur.

Pas dy minutave do të shënonte përsëri Messi.

I njëjti lojtar shënoi edhe në minutën e 87 për të kompletuar het-trikun sonte.

Barcelona pas kësaj ndeshje gjendet në vendin e parë të Grupit A.