“Hazard, lojtari më i mirë në historinë e Chelseat”

Sport September 17, 2018 - 20:50
Lexo detajet

"Ai është edhe lojtari më i mirë që kanë pasur ndonjëherë në klub”

Ish-futbollisti i Chelseat, Tony Cascarino, mendon që Eden Hazard është lojtari më i mirë në histori të Chelseat.

Ai shkroi për “The Times” se Chelsea veproi për mrekulli që nuk e lejoi shitjen e Hazard, përcjellë “Lajmi.net”.

“Chelsea ka pasur shumë lojtarë të mrekullueshëm nga Peter Osgood te John Terry dhe Didier Drogba. Por, Hazard është lojtari më i talentuar në historinë e klubit”, shkruan Cascarino në një artikull të tij në The Times.

“Ai ka pak nga gjithçka, është i kompletuar. Biznesi më i mirë që e bënë Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës ishte mbajtja e Hazardit. Ai nuk u zemërua që nuk e lejuan të largohet, përkundër interesimit të Real Madridit”.

“Numri i golave që ai ka shënuar nuk është shumë i vogël se ai i Drogbas, përkundër faktit se ai nuk është sulmues. Ai ka fituar trofe me klubin si dhe çmime individuale si lojtari më i mirë i vitit, por ende nuk i ka marrë lëvdatat që meriton”.

“Ndoshta sepse ai nuk performoi edhe aq mirë gjatë kohës sa ishte Jose Mourinho trajner i Chelseat, njerëzit nuk e vlerësojnë atë aq sa duhet. Por, tifozët e Chelseat duhet ta dinë se janë duke e shikuar dike që nuk është vetëm një ndër lojtarët më të mirë në Evropë, por është edhe lojtari më i mirë që kanë pasur ndonjëherë në klub”, përfundoi Cascarino.